28 vjeçari humbi jetën nga virusi, ISHS: do të hetojmë rastin

Gjatë ditës së sotme në konferencë për media nga Inspektorati Shëndetësor Sanitarë bënë me dije se për vdekjen e 28 vjeçarit po bëhen hetime.

Hetimet kanë filluar nga mjekimet e para të pacientit tek mjeku amë deri tek institucioni ku ka ndërruar jetë.

“Për të vdekurin më të ri 28 vjeçarë, mbikëqyrje të jashtëzakonshme do të këtë nga nesër. Kjo mbikëqyrje ky kontroll do të jetë nga rruga e mjekimit të pacientit prej tek mjeku amë deri tek institucioni ku ka ndërruar jetë. Inspektorati shtetëror sanitarë inicion mbikëqyrje për të gjithë pacientët më të ri. Deri më tani kemi iniciuar 25 kontrolle të jashtëzakonshme gjatë javës së kaluar, tha Irina Buhova Inspektorti Shëndetësor Sanitarë

Nga inspektorati shëndetësor sanitarë pranojnë se ka pasur ankesa të pacientëve që nuk kanë marr shërbimin e duhur sa i përket mjekimit.

“Po ka pasur, në fillim inspektorati jonë ka reaguar. Dhe si rezultat i këtij kontrollimi, ka pasur edhe ndryshim të një drejtori në spital të përgjithshëm, tha Irina Buhova Inspektorti Shëndetësor Sanitarë

Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik për periudhën nga 30 nëntori deri më 6 dhjetor në 25 qytete ka pasur 184 vdekje si pasoj e Covid 19.

“Për sa i përket moshës, 158 persona ishin mbi 60 vjeç, 20 persona të moshës 50-59 vjeç, 5 vdekje u raportuan nga grup mosha 40-49 vjeç dhe një rast në grup moshën 30-39 vjeç”.thonë nga Ministria e Shëndetësisë”

Ndërsa personat më shumë të infektuar janë të grupmoshave mbi 60 vjeç, një numër i madh i pacientëve janë të regjistruar në grupmoshën 30-39 vjeç.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjithsej 17,456 materiale u testuan në laboratorët ku kryhet prova molekulare për praninë e SARS-CoV-2, një rënie prej 7.0% krahasuar me dy javët e kaluar.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme, në kryeqytet janë hospitalizuar 42 qytetarë.