Janë ndër të parët, të cilët qëndrojnë në front. Specializantët përveç në klinikat amë, janë angazhuar përkrahë mjekëve specialistë edhe në luftën kundër CoVid-19. Rreth 700 të tillë sa janë në gjithë shtetin, 200 prej tyre janë në specializim me vetëfinancim. Kjo kategori ka bërë që në valën e vjeshtës të angazhohen edhe 15 prej tyre nëpër kovid qendrat. Por, nuk u paguhen kujdestaritë, ndonëse kryejnë punën e njëjtë të mjekëve dhe mbajnë orare të zgjatura. Njëri prej tyre është Ile Kuzmanov. Ai flet në emër të gjithëve se nuk u paguhen as kontributet e sigurimit shëndetësor.
Bëhet fjalë për një grup prej 200 specialistë, të cilët figurojnë si mjek të pa punë në regjistrin e Agjencisë për punësim, nuk u paguhen kontributet dhe sigurimi shëndetësor. Kjo do të thotë se gjatë punës së tyre me pacientë të prekur me kovid ata infektohen apo sëmurën edhe nga çdo lloj tjetër sëmundje, shpenzimet për kurimin e të njëjtës do tu duhet ta paguajnë vetë. Ne e dimë se kjo do të kushtoj disa mijëra euro – tha Ile Kuzmanoski, Specializant.
Ndërkohë, Ministri Venko Filipçe pas takimit të zhvilluar me drejtorët e klinikave interne së bashku konstatuan që është paraqitur nevoja për shtimin e personelit mjekësor dhe infermierë.
Sa i përket kuadrit, do të dërgohet numër shtesë i mjekëve në të gjitha kovid qendrat dhe klinikat interne. Për mjekët specializantë do të shqyrtohen mundësitë për të realizuar kërkesat e tyre -thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Sa u përket kapaciteteve spitalore rreth 150 shtretër mbeten të lirë në gjithë vendin, njoftojnë autoritetet shëndetësore. Në 24 orët e fundit në Shkup u hospitalizuan edhe 32 pacientë me pasqyrë të rëndë klinike, ndërkaq numri i të hospitalizuarve në total është rreth 1,350 pacientë.