Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski deklaroi sot se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë ehe në periudhën e ardhshme, kjo sipas tij për shkak se këto aktivitete deri më tani kanë rezultuar me sukses duke ulur kështu numrin e aksidenteve në trafik.
“Analizat tregojnë se me rrjedhën e këtyre aktiviteteve të shtuara të MPB-së, ka rezultuar me uljen e aksidenteve në trafik. Ne si ministri në këtë periudhë jemi të përkushtuar që ta kryejmë detyrën tonë, rezultatet janë evdidente. Ne do të vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme”, deklaroi OLiver Spasovski, ministër i brendshëm.