Paralajmërimi i frikshëm i ekspertit amerikan: Janari do të jetë i tmerrshëm nga koronavirusi

epa08378497 Anthony Fauci, Director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases, is joined by members of the Coronavirus Task Force to deliver remarks on the COVID-19 pandemic in the James S. Brady Press Briefing Room of the White House in Washington, DC, USA, 22 April 2020. EPA-EFE/MICHAEL REYNOLDS / POOL EPA-EFE/MICHAEL REYNOLDS / POOL

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, ka paralajmëruar për rritje të rasteve të reja me COVID-19 pas festës së Krishtlindjes.

Javën e kaluar në SHBA nga COVID-19 kanë humbur jetën 15 mijë njerëz, që është java më vdekjeprurëse që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit

Megjithatë, ekspertët shëndetësore paralajmërojnë së më e keqja pritet të vjen. Ata kanë ngritur alarmin që numri i të vdekurve gjatë javëve apo muajve të ardhshëm do të rritet, sepse njerëzit gjatë festave të fundvitit do të takohen me familjarët e tyre, pavarësisht paralajmërimeve të zyrtarëve shëndetësorë.

“Mendoj se janari do të jetë i tmerrshëm, sepse të sëmurëve gjatë Ditës së Falënderimeve do t’ju bashkohen të sëmurët e Krishtlindjeve. Askush nuk dëshiron të modifikojë apo të mbyll vendin për festat e fundvitit, por jemi në momente shumë kritike.

Megjithatë, nuk mund të shmangim faktin që do të jetë shumë e vështirë për të gjithë ne”, ka shtuar eksperti amerikan i sëmundjeve infektive.