Maqedonia zyrtarisht në recesion, -3,3 % në tremujorin e tretë

Maqedonia zyrtarisht është në recesion. Bruto prodhimi vendor dy tremujorë me radhë regjistron rënie. Në tremujorin e tretë, rënia ishte minus 3.3 përqind, ndërsa në të dytin – 14.9 përqind rënie e PBV-së. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, rënia më e madhe është në eksportet edhe atë për 6.8 përqind dhe konsumi final me 1.4 përqind. Për Qeverinë, rënia e PBV-së është e pritshme dhe nuk do t’i kalojë parashikimet e tyre.

Duke marrë parasysh trendin në rritje, pres që të tejkalojmë edhe parashikimet që i kemi për vitin 2020 dhe nuk do të kemi rënie më të madhe ekonomike prej 4.5 përqind, respektivisht duhet të shkojë nga 4.2 në 4.5%- deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Përkundër optimizmit të Bekteshit, Banka Popullore në projeksionin e fundit parashikoi rënie të ekonomisë maqedonase me 4.9 përqind. Rënia më e madhe do të jetë në investimet bruto, konsumin personal, eksportet dhe remitancat. BPRM-ja i rekomandoi Qeverisë që paratë e buxhetit t’i shpenzojë me mençuri.

Për vitin 2020, parashikojmë rënie të aktivitetit ekonomik prej 4.9 përqind krahasuar me rënien prej 3.5 përqind në prill dhe ciklin e parashikimit të prillit. Në periudhën afatmesme, parashikojmë rimëkëmbje graduale të aktivitetit ekonomik me ritme rritjeje prej 3.9 përqind, 3.6 përqind dhe 4 përqind në 2021, 2022 dhe 2023- tha Anita Angelovska- Bezhovska – Guvernatore e BPRM-së.

.Ndërsa nga instituti ekonomik Finance Think, parashikojnë rënie të ekonomisë për këtë vit prej – 4.8 përqind. Sipas tyre, ekonomia do të fillonte të rimëkëmbet pas gjysmës së parë të vitit të ardhshëm, por kjo do të vare vetëm nga shpejtësia dhe efikasiteti i vaksinimit kundër Covid 19.