Covid-19/ Testi i gjakut mund të tregoj nëse një person do të mbijetojë

Një studim i ri ka zbuluar se mund të parashikohet nëse pacientët me COVID (që në simptomat e tyre të hershme) mund të mbijetojnë apo do të kenë nevojë për terapi intensive.

Sipas The Guardia nëse kjo është efikase edhe në ambientet e vërteta spitalore do të jetë një ndihmë e madhe si për pacientët, por edhe për mjekët, të cilët do të dinë se si t’i paraprijnë sëmundjes dhe zhvillimit të saj.

Markus Ralser dhe kolegët e tij kanë identifikuar 27 proteina në gjak të pacientëve me Covid-19 që janë të pranishme në nivele të ndryshme në varësi të ashpërsisë së simptomave të tyre. Ata analizuar gjakun e 160 pacientëve të tjerë, të infektuar me COVID, për të parë se si do të vijonte ndryshimi i kësaj proteine në organizëm.

“Rezulton se pacientët të infektuar me COVID kanë një përgjigje të hershme inflamatore ndaj infeksionit, të cilin ne mund ta masim në gjak dhe të dalim në një përfundim për vijimësinë e virusit në trupin e tij,” tha Ralser, një profesor e biokimisë në Institutin Francis Crick në Londër.

Deri më tani, testi është vërtetuar në 24 pacientë të tjerë të sëmurë rëndë, ku parashikoi saktë rezultatin për 18 nga 19 të atyre që mbijetuan dhe për pesë nga pesë pacientët që vdiqën.

“Ne mund të parashikojmë se cilët pacientë do të kenë nevojë për terapi intesive me mjaft saktësi, dhe ne gjithashtu kemi të dhëna për pacientët të cilët nuk janë aq të sëmurë rëndë fillimisht, por rrezikojnë të përkeqësohen”, tha Ralser.

Hapi tjetër është të vërtetohet testi në spitalet në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Gjermani. Këto studime pritet të fillojnë në javët e ardhshme dhe të dhënat prej tyre do të duhet të paraqiten në dispozitat e caktuara mjekësore, para se testet të bëhen të disponueshme.