Struga nuk ka teste të shpejta për koronavirusin

Edhe pse Struga ka numrin më të lartë të vdekjeve nga Kovid 19, si dhe numri i të infektuarve është i lartë, më shumë se 60,000 banorë kanë mbetur pa të ashtuquajturat teste të shpejta. Nga Qendra e Shëndetit në qytet thonë se nuk kanë kushte për të kryer teste të shpejta, sepse kanë vetëm një laborator dhe rekomandojnë, që analizat të bëhen në laboratorin e spitalit të përgjithshëm.

Testet e shpejta na ofrohen nga ministria. Por, ne nuk kemi as kushte personeli, dhe as kushte hapësinore për këtë. Ne kemi një laborante – tha Donço Lozhankoski-drejtor i Qendrës së Shëndetit.

Një problem shtesë është se në Strugë nuk ka ende asnjë pikë për të marrë mostra, kështu që banorët e Strugës janë të detyruar të udhëtojnë për në Ohër për këtë. Pika e mëparshme e kontrollit, e cila funksionoi vetëm për tre muaj, u mbyll këtë verë. Tani ka një problem me caktimin e terminëve.

Nëse pacienti na telefonon sot për të caktuar një termin, ne duhet ti caktojmë një termin për Covid javën e ardhshme. Deri në javën e ardhshme ai do të jetë negativ, ndërsa ka qenë pozitiv. Cili është përfitimi i këtij testimi?! – deklaroi Haxher Alied-mjeke familjare nga Struga.

Duke kërkuar alternativa të tjera, pacientët testohen të paktën për të parë nëse kanë antitrupa, do të thotë ata shkojnë për analiza serologjike. Ndërkohë, në Qendrën e Shëndetit në Ohër të premten filloi aplikimi i testeve të shpejta antigjene./Alsat-M