MJEKËT DHE GUXIMI! -Prof. Muhamet Borova

MJEKËT DHE GUXIMI!
Të jetosh në kohën kur pasiguria, duket se është e “amshueshme” nga aspekti psikologjik dhe mos të kaplojë:pesimizmi,zhgënjimi,depresioni,stresi, anksioziteti është një guxim i madh. Mëngjezin ta nisish me shëndet dhe mbrëmjen ta presish me shëndet ajo ditë, është ditë feste. Të ruhet energjia optimistike shpirtërore,edhe përballë lodhjes shpirtërore nga pandemia është guxim. Lajmeve te këqia, ngjarjeve te këqia, njerëzit u rezistojnë duke i mbyllur sytë dhe veshët, si rrugë më të mirë për tu shmangur nga frika e Covidit 19.Forca shpirtërore që e dallon njeriun nga gjallesat tjera është ofrimi i ndihmës, kur dikush ka nevoj për atë. Tu ofrosh ndihmë të infektuarve kur të gjithë janë të “hermetizuar” është një “guxim altruist”,epitet që e meritojnë mjekët.
Në një moment të caktuar kur dikush ballafaqohet me një rrezik ndaj jetës dhe shëndetit të tij, për ti ofruar shëndet dhe ndihmë personit tjetër është “ligj” i jetës, të cilën sot e respektojnë vetëm mjekët. Ti lumturosh të tjerët duke ua kthyer jetën dhe shëndetin, është njësoj sikur të kesh gjetur një “thesar të fshehur” në kopshtin duke i prashitur lulet. Ky është “thesari” që mjekët e “gjetën ”, te “uratat” e pacientëve të cilët me forcën e guximit të tyre, me sukses janë mjekuar!
Njerëzit midis veti dallohen në bazë të reagimeve shpirtërore të tyre.Altruizmi i mjekëve është dhunti që e ka vlerën e margaritarit,është reagim shpirtëror që të gjithë duhet tu lakmojmë!