Hetem Ramadani tregon kurën çudibërëse për shërimin e COVID-19

Themelues i Health Revolution, Hetem Ramadani ka deklaruar se kura e tij me farë të zezë, vaji të linit dhe mjaltë është çudibërëse, pasi shëron Covidin.

I ftuar në ABC e Mëngjesit, ai ka treguar se i ka shkruar presidentit të SHBA, Donald Trump se vaksina nuk është zgjidhja, por nuk i kishte kthyer përgjigje.

“Unë e trajtova veten me ato që pata folur, me vitaminën C, acid dhe glutaminën. Kur e thash më 23 prill idenë, thash kjo është e imja dhe ju ndihmon. I shkruajta Trumpit, para 3-4 muaj dhe i thash që zgjidhja është gluticerina jo vaksina. Ai nuk mu përgjigj, po shkoj vet në spital dhe u kurua. Unë kam thënë një fjali para tre vjetësh se unë nuk shëroj askënd. Trupi ka një fuqi esenciale duke hequr toksinat dhe këtë e kam parë te njerëz të gjallë”, tha Ramadani.

Gjithashtu, ai ka theksuar se kjo zgjidhje që ai jep i ka ardhur në ndihmë shumë personave që janë shëruar nga sëmundje të ndrysgme si kanceri në zorrën e trashë.

“Kjo tezë bazuar edhe në përvojat e mija funksionon. Unë kam rastet e mija që janë shëruar me kancer, kur trupi sulmon vetveten, qelizat. Për shembull, nuk ka kancer në zorrën e trashë, edhe te covidi është njëlloj. Domethënë me anë të ushqimeve të shëndetshme është që në atë që ka krijuar natyra, është në një farë dhe ka inteligjencë mjaftueshëm për të na mbrojtur ne. Domethënë një farë ka magneziumin që ne na ndihmon”, shtoi Ramadani