Aleanca për Shqiptarët reagoi për ndalimin e gazetarit të njohur Marin Mema, i cili në rajonin e Prilepit po xhironte emisionin e “Gjurmë Shqiptare”, për shqiptarët e kësaj treve.
Sipas kësaj partie, rasti i ndalesës së Marin Memës dëshmi e shtetit policor dhe shkelje e Konventës evropiane për të drejtat e njeriut dhe lirisë së shprehjes!
Ja reagimi i plotë i ASH-së:
Gazetarët e vërtetë përpiqen kudo në botë ta kryejnë punën e tyre me sukses dhe në kërkim të vërtetës për ta informuar publikun. Kjo detyrë jo e lehtë në Maqedoninë veriut po bëhet ende më e vështirë.
Rasti i gazetarit të mirënjohur shqiptar Marin Mema, i cili u ndalua nga policia e Maqedonisë së Veriut së bashku me ekipin e tij të programit “Gjurmë” pa asnjë arsyetim është edhe një dëshmi që Maqedonia e Veriut është shtet policor, dhe larg shteteve demokratike europiane
Dënojmë ashpër sjelljen e policisë së Maqedonisë së Veriut që ka ndaluar ekipin bashkë me Marin Memën, sepse kjo ndalesë nuk ka qenë e rastësshme por e njejta ka qenë e porositur nga zyrtar të lartë të policisë, sipas rëfimit të vetë policit shqiptar që kanë ndaluar Marin Memën.
Kjo ndalesë e porositur nxjer në pah edhe tendencën e shërbimeve sekrete të policisë të cilët e kanë njohur sipas të gjitha gjasave edhe misionin e gazetarit Marin Mema, i cili po kryen nje mision profesional por edhe kombëtar në zbulimin zonave të banuara me shqiptar të cilët gjatë hostorisë janë detyruar të internohen dhe të dëbohen ashtu siç është rasti me Qytetin e Prilepit, dhe sot kemi një Prilep të pastër etnik vetëm me maqedonas.
Është e papranueshme për demokracinë dhe për një shtet aspirant për në BE siç është RMV por edhe për vetë drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes që të ndalosh një gazetar për punën e tij i cili është i mbrojtur me Konventën evropiane dhe lirive themelore siç është ajo e nenit 10 Liria e shprehjes:
“Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon Shtetet që t’u kërkojnë ndërmarrjeve të transmetimit audioviziv, televiziv ose kinematografik të pajisen me licencë”
Është e turpshme për partinë shqiptare në pushtet BDI, që për mbi 20 vite në pushtet, nuk ka aritur të reformojë policinë e shtetit nga një mentalitet albanofob, të cilët nuk tregojnë as respektin më të vogël për nje ekip gazetarësh të cilët duan ta bëjnë punen e tyre.
Kronika e Marin Memës që hodhi dritë mbi një realitet siç është Prilepi, duke na e bërë ta kuptojmë erësirën e shqiptarëve qe jetojnë atje dhe ndalesa e tij nga policia shtetit tregon se kjo albanofobi jeton edhe sot bashkë me turpin dhe diskrimin që ju bëhet shqiptarëve vetëm për shkak identitetit të tyre etnik dhe autokton”, reagon Aleanca për Shqiptarët.