Protestë e VMRO-DPMNE-së para Qeverisë, kërkohet dorëheqja e Zaevit

VMRO-DPMNE në opozitë edhe sot nën moton “Protesto tani që të mos bëhet shumë vonë”, para Qeverisë organizoi, siç theksojnë, protestë mbipartiake me kërkesë për dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski para të pranishmëve akuzoi se pushteti është duke negociuar për identitetin, gjuhën, historinë, ndërsa komisionet historike e kanë konfirmuar këtë, duke i theksuar dy gjëra.
“Zaev thotë se në negociata janë mbrojtur identiteti maqedonas dhe gjuha. Dhe si të mos e dimë se kur ai e thotë këtë, pikërisht për këtë negocion dhe pikërisht këtë e shet. Dhe duhet të jeni të vetëdijshëm çdonjëri prej jush kur Zoran Zaev thotë se ai ka qenë maqedonas i cili e ka folur gjuhën maqedonase gjegjësisht mendon se populli maqedonas, kombi maqedonas ekzistojnë nga 44-ta e këtej dhe se gjuha maqedonase është dru pa rrënjë dhe se ekziston nga 44-ta e këndej. Ndërsa ky është edhe qëndrimi i fqinjit tonë lindore… Kjo është kjo lojë fjalësh e Zoran Zaevit kur të thotë se ai ka qenë maqedonas i cili e flet gjuhën maqedonase, por harron të thotë se mendon në 44-ën e këtej”, thotë Mickoski.

Lidhur me deklaratat e shpeshtuara se në këto protesta që i organizon opozita, ndërsa të cilat i kryeson VMRO-DPMNE nuk ka pasur popull dhe kjo i ka dhënë legjitimitet t’i udhëheqë politikat, kjo i referohet, thotë, gjendjes së shpallur të krizës dhe paaftësisë së autoriteteve në Ministrinë e Shëndetësisë për t’u përballur me pandeminë prej së cilës në ditë i humbasim 30 deri në 40 jetë.
Ai dërgoi mesazh edhe për palën bullgare se gjithçka që po negociohet nuk do të respektohet, nga qeveria e ardhshme e kryesuar nga VMRO-DPMNE, siç tha, qeveri e unitetit kombëtar.