Serbi/ Zbulohet varri masiv me shqiptarë të vrarë gjatë luftës së Kosovës

Shtatë kilometra larg kufirit të Jarinjës mes Kosovës dhe Serbisë, në Komunën e Rashkës, autoritetet serbe kanë filluar gërmimet për gjetjen e trupave mortore që dyshohen të jenë të shqiptarëve etnikë të vrarë gjatë luftës 1998-99 në Kosovë, tha një zyrtar serb të premten.

Hetuesit përdorën imazhe satelitore për të gjetur varrin masiv në një minierë të hapur në Kizevak në jug të Serbisë.

Sipas kreut të Komisionit të Serbisë për Personat e Zhdukur, Veljko Odalovic, mendohet se mund të jenë rreth 17 trupa nga dy fshatra të Kosovës.

Ekspertja Suzana Matejic tha se hetimi i mëtejshëm do të frenohet për shkak të dimrit dhe kufizimeve të koronavirusit.

Ndërsa, përfaqësuesi i Kosovës për personat e zhdukur, Ibrahim Makolli, tha se duhet të jetë përparësi, gjetja e përgjegjësve për vdekjet, duke shtuar: “Ata duhet të marrin dënimin e merituar.”

Më shumë se 13,000 njerëz besohet të kenë vdekur gjatë luftës në Kosovë. Shumica e viktimave ishin shqiptarë etnikë dhe ende janë qindra të zhdukur.