Sot në ora 12:50 , para EVN Maqedonia KEC Tetovë, Këshilli Organizativ kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, kësaj rradhe organizon aktivitetin e quajtur “Hajni i Artë” informon Tetovasot .
Këshilli Organizativ do t’ia dorëzojë këtë trofe kompanisë EVN për ta “shpërblyer” për zhvatjen numër një që ia bën qytetarit. Trofeut i ështe bashkangjitur edhe viti se prej kur ka filluar zhvatja ndaj popullit nga ana e kësaj kompanie.