Votëbesohet në Parlament qeveria e re e Malit të Zi.
Parlamenti malazez me 41 vota pro, 28 kundër dhe 1 abstenim i dha “Ok”-in qeverisë me kryeministër Zdravko Krivokapiç dhe zv/kryeministër shqiptarin Dritan Abazoviç.
Ja postet kyçe që do të drejtojë shqiptari në qeverinë e re të Malit të Zi
Qeveria e re u votëbesua pas tre ditë debatesh dhe tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare.
“Nga çfarë duhet të kemi frikë? Mali i Zi nuk do të bëhet një shtet tjetër serb. Mali i Zi është i pavarur dhe do të mbetet i tillë“, tha Kryeministri i ri i pas votëbesimit.
Kabineti i ri qeveritar:
Kryeministër Zdravko Krivokapiç
Zëvendëskryeministri është Dritan Abazovic.
Ministri i Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Medias është Tamara Srzentić
Ministri i Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanistikës Ratko Mitrovic
Ministri i Punëve të Brendshme Sergej Sekuloviq
Ministrja e Mbrojtjes Olivera Injac
Ministri i Punëve të Jashtme Djordje Radulovic
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Jakov Milatovic
Ministri i Investimeve Kapitale Mladen Bojaniç
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave Aleksandar Stijović
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve Vesna Bratic
Ministrja e Shëndetësisë Jelena Borovinic Bojovic
Ministri i Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave Vladimir Leposavic
Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale Milojko Spajic