Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, 22 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi dhe janë regjistruar 1.342 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus. Rastet e reja dalin pas testimit të 3.399 mostrave.
Raste e reja janë regjistruar në: Shkup-479, Kumanovë-52, Dibër-20, Shtip-45, Prilep-84, Tetovë-58, Strugë-52, Veles-59, Manastir-83, Ohër-49, Kavadar-42, Gostivar-63, Gjevgjeli- 33, Strumicë-29, Kriva Pallankë-12, Radovish-12, Krusevë-5, Koçani-33, Probishtip-10, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-2, Pehçevë-2, Berovë-4, Valandovë-4, Vinicë -4, Delçevë-22, Kratovë-7, Shën Nikollë-13, Kërçovë-31, Resnje-13, Negotinë-18.
Nga një viktimë kanë Kumanova, Berova, Krusheva, Strumica, Gostivari, Ohri, Struga. Nga dy viktima kanë Vlelesi dhe Shtipi. Katër viktima regjistron Prilepi, ndërsa në Shkup janë regjistruar shtatë viktima.