Teksa Britania e Madhe u bë sot vendi i parë botë që miraton përdorimin e vaksinës anti covid të Pfizer-BioNTech një paralajmërim ka ardhur nga INTERPOL, për sigurinë e njerëzve dhe trafikimet e vaksinave.
Agjencia globale e koordinimit të policisë, INTERPOL, tha se kishte lëshuar një alarm global për zbatimin e ligjit në 194 vendet anëtare të saj, duke i paralajmëruar që të përgatiten për rrjetet e krimit të organizuar që synojnë vaksinat kundër Covid-19, si fizikisht ashtu edhe në internet.
Sekretari i përgjithshëm i INTERPOL, Jürgen Stock, i cili shkruan në “Twitter” se:
“Ndërsa qeveritë po përgatiten të nisin vaksinimin, organizatat kriminale po planifikojnë të infiltrojnë ose të ndërpresin zinxhirët e furnizimit. Rrjetet kriminale do të synojnë gjithashtu të kontaktojnë qytetarë që nuk dyshojnë vërtetësinë, përmes faqeve të internetit të rreme dhe vaksinave false, të cilat mund të paraqesin një rrezik për shëndetin dhe jetët e njerëzve”.