Maqedonia e Veriut renditet e 8-ta në listën botërore me vdekshmëri më të madhe nga Covid-19 në 1 milion banorë. E për këtë situatë sonte në emisionin Click Plus ka komentuar edhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ai thotë se numri i vdekjeve është rritur jo vetëm ne vendin tonë por kudo në botë duke përfshirë edhe fqinjët tanë.
“Numri i vdekjeve është rritur jo vetëm në vendin tonë, por kudo, duke përfshirë fqinjët tanë. Ne kemi një qasje specifike që nuk e kemi ndryshuar që nga fillimi. Ne mund ta zvogëlojmë në mënyrë fiktive, ne do të ndalojmë testimin e post mortem. Nuk do të jetë një qasje e vërtetë dhe e sinqertë, jo vetëm ndaj pacientëve, por edhe ndaj familjeve. Të gjithë ata që kanë virusin sars janë regjistruar, sipas rekomandimeve të OBSH-së”, deklaroi Filipçe.