Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së propozon amendament në buxhetin e vitit 2021 për Kovid krizën dhe mes tjerash kërkon testim falas për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe 50 auto-ambulanta për nevojat shëndetësore të qytetarëve.
“Në buxhetin e Zaevit dhe Filipçes ka të holla për punësime partiake, për harxhime joproduktive si për shembull mobilje nëpër institucione, por jo edhe për shëndetësinë. Si duket Qeveria edhe gjatë kësaj krize i sheh qytetarët si numra amë, dhe jo si njerëz”, tha Eli Panova, deputete e VMRO-DPMNE-së.
Ajo i bëri thirrje Qeverisë që të pranoj amendamentet e VMRO-DPMNE-së, sepse siç u shpreh ajo vetëm njerëzit e gjallë mund ta lëvizin ekonominë, ndërsa fokusi i tyre është që të shpëtohen sa më shumë jetë njerëzish.