
Është vendosur për heqjen e shtatores së Adem Jasharit në Prizren.
Menaxhmenti i “Abi Çarshisë” ia ka konfirmuar ekipit të Kohavisionit që shtatorja e Adem Jasharit, që u inaugurua më 28 nëntor, e që u përcoll me shumë kritika për dizajnin, pasi nuk i përngjan aspak figurës së heroit, do të hiqet. Shtatorja do të largohet nesër. Berrina Sharri, zëvendësmenaxhere e qendrës tregtare ka thënë se vendimi është marrë së bashku me familjen Jashari, pas kritikave të shumta që i kanë vlerësuar si konstruktive. Sipas tyre shtatorja do të dërgohet për tu rimodeluar, dhe do të kthehet sërish në qendrën tregtare në Prizren.