Spitalet Ohër-Strugë me numër të madh të pacientëve me Kovid-19, shumica në gjendje të rëndë

Një numër në rritje i pacientëve me koronavirus kanë pasqyrë të rëndë klinike dhe janë të shtruar në Spitalin e Ohrit. Mjekët thonë se pandemia në rajonin e Ohrit dhe Strugës po merr përmasa shqetësuese. Pothuajse çdo ditë numri i rasteve pozitiveve është më i madh se 30. Për momentin, 90 pacientë ndodhen të shtruar në spitalin e Ohrit, prej të cilëve 40 janë në terapi oksigjeni.

Kemi pacientë të rinj me pasqyrë të vështirë. Ndoshta edhe më tutje, do të kemi pacientë të rinj dhe pasqyrë të rëndë, pasi kjo është sëmundje e paparashikueshme. Për momentin kemi dy -tre persona që janë në gjendje shumë të rëndë – tha Goran Balev- drejtor i spitalit të përgjithshëm në Ohër.

Kapacitetet po mbushen edhe në Strugë. Drejtuesit e Spitalit po mendojnë që në rast të nevojës, një pjesë e kirurgjisë të shndërrohet në kovid qendër. Për momentin janë 40 pacientë të shtruar. Gjashtë mjekë dhe 15 infermierë janë pozitiv.

Numrat po rriten çdo ditë. Kapacitetet tona janë të plota. Situata është nën kontroll, por është e vështirë në përgjithësi, në bazë të numrave. Për momentin mund të menaxhojmë me situatën, shpresojmë se do të vazhdojmë. Deri kur, askush nuk mund të parashikojë – deklaroi Muhamed Asani, drejtor i spitalit të përgjithshëm në Strugë.

Qendra për sëmundje kardiovaskulare në Ohër, tashmë pranon pacientë me kovid 19. Ata janë vendosur në një nga repartet e spitalit, i cili para pandemisë shërbente për rehabilitimin e pacientëve me sëmundje të zemrës. Oksigjeni sigurohet nga bombola, pasi spitali nuk ka furnizim qendror me oksigjen.

Do të duhet të bëjmë ulje të numrit të pacientëve që do të kontrollohen ose do të duhet procedurë të përzgjedhjes apo procedurë që mund të shtyhet. Por, në pjesën ku kemi pacientë të rëndë me patologji të rrezikshme për jetë, nuk do të ndryshojë asgjë – u shpreh Nikolla Bakraçeski- kardiolog.

Nga spitali konfirmojnë se ka rënie të numrit të terminëve për kontroll deri në 50%.