Kufomat e të vdekurve nga Covid 19 vidhen nga morgu i Spitalit të Gostivarit

Operatorët që japin shërbime funerale në Gostivar, dëshmojnë për veprime skandaloze. Gjashtë kufoma të të vdekurve, të cilët kanë qenë të infektuar me virusin korona, janë vjedhur nga morgu i spitalit. Një pronar i një Agjencie për shërbime funerale dyshon për lidhje korruptive midis personelit mjekësor, personave që drejtojnë furgonat e xhamive dhe familjeve të të ndjerëve.

Lirim Kadriji, pronar i agjencisë për shërbime funerale “Ahiret”, thotë se kjo nuk mund të bëhet nga vetë familjarët nëse ata nuk ndihmohen nga dikush. Ai tha se e gjithë kjo bëhet, me qëllim që kufomave tu kryhen rritet fetare, gjë e cila është e ndaluar për të infektuarit me Covid 19. Shton se janë tre xhami në Gostivar të cilat janë të përfshira në këto raste.

“Falemiderit që doli një media e që na viziton. Jemi në një kaos të madh. Ankesa jonë ka të bëj me disa xhami që i marrin kufomat nga morgu. Aty hyjnë duke thyer derën. Nuk ka leje për një gjë të tillë dhe nuk është e lejueshme pasi ato janë me kovid. Kjo përbën rrezik për përhapjen e infeksionit”, thotë Lirim Kadriji, pronarë i agjencisë për shërbime funerale “Ahiret”.

Kadriji thotë se është i gashëm për familjet sociale, bartjen e kufomave të bëjë edhe pa pagesë, vetëm të mos vidhen kufomat, pasi kjo shton rrezikun për përhapjen e pandemisë.

“Unë dua të respektohet kjoi procedure, dhe nëse ndonjë familje nuk ka mundësi ta paguaj shërbimni, pasi ka gjendje të rëndë sociale, ne jemi të gatshëm shërbimin ka kryejmë pa pagesë”, thotë Kadriji.

Apelon institucionet të marrin masa konkrete, pasi kjo dukuri bëhet shqetësuesa, dhe sipas tij vjedhja e gjashtë kufomave ka ndodhur brenda 24 orëve të kaluara.

“E di vetë se tre xhami deri më tani I kanë marrë kuformat dhe lus kjo të mos nodh më. Bëhet fjalë për gjashtë kufoma të marra, të cilat nuk janë më këtu te morgu i spitalit”, shton më tej, pronari I “Ahiret”, Lirim Kadriji.

Vjedhja e kufomave, thotë Kadriji, bëhet me ndërmjetësim të dikujt dhe për këtë shërbim, sipas tij, paguhet 1000 denarë.

“E kam njoftuar edhe kryeshefin e policisë, pres të merren masa pak më rigoroze, pasi ka persona që vijnë vishen me mantela e që ndihmohen nga personeli shëndetësor, dhe u lepet leje të merren kufomat. Bashkëpunimi mesin e tyre bëhet për 500 deri 1000 denarë. Kjo që ndodh është turp. Ta shfrytëzosh pandeminë për 1000 denarë e ta infektosh një popull të tërë, vërtetë është turp”, thotë më tej Kadriji.

Agjencioni për shërbime funerale “Ahiret” gjatë ditës së sotme kishte përgatitur një kufomë dhe e nxori nga morgu i spitalit. E vendosur në arkivol, kufoma nuk guxon të hapet dhe në atë formë i dorëzohet familjarëve për varrim. Ndryshe, problemi me shkeljen e procedurave për varrim të personave të infektuar me Covid 19 në Gostivar u paraqit që gjatë verës. Arkivolë nga personat e varrosur u shfaqen në disa lokacione, mesin e tyre edhe te varrezat e qytetit, të cilat pastaj përfunduan në deponinë “Rusino”. Edhe pse autoritet atëherë thanë se kanë inicuar procedurë për gjetjen e personave që kishin hedhur këto arkivole sot e kësaj dite nuk ka të dhëna nëse rastet janë zbardhur.