Kovid 19 RMV/ Në trajtim spitalor 1296 pacientë

epa08308213 Nurses prepare a test kit before collecting a specimen from a patient at a coroanvirus drive through testing location in Seattle, Washington, USA, 19 March 2020. UW Medicine is offering COVID-19 tests to patients with appointments after an initial screening. EPA-EFE/STEPHEN BRASHEAR

Në qendrat Kovid në vend nga virusi Korona po trajtohen 1296 pacientë, prej të cilëve 480 në Shkup dhe 816 në qytetet tjera të vendit. Në 24 orët e fundit në Shkup janë hospitalizuar 38 pacientë, ndërsa në repartet infektive në kryeqytet po mjekohen gjithsej 480 persona. Siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, në klinikat interne janë pranuar gjithsej 22 pacientë edhe atë tre pacientë janë hospitalizuar në Institutin për sëmundje të mushkërive, një në Kovid – Qendrën e Klinikës për Neurologji, gjashtë janë hospitalizuar në Klinikën për Dermato-venerologji, dy në Klinikën për Nefrologji, shtatë në Qendrën e re për veshë, hundë dhe fyt dhe tre të sëmurë në Klinikën për sëmundje të syve.

Në Kovid – qendrën në Spitalin “8 Shtatori” ka pasur 11 pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën Infektive janë pranuar pesë persona. Ministria e Shëndetësisë po ashtu informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 16 pacientë që ishin në trajtim spitalor. Shumica e 480 pacientëve që janë në trajtim spitalor janë në mbështetje oksigjeni. Në Kovid qendrat në Shkup ka mbi 50 krevate të lira, ndërsa në nivel vendi ka 175 krevate të lira. Pas Shkupit numër më të lartë të Kovid pacientëve në trajtim spitalorë ka në Prilep – 120 pacientë dhe në Kumanovë 112 pacientë, pason Ohri me 95 pacientë, Manastiri dhe Gostivari me nga 75, Velesi – 60, Shtipi – 58, Strumica – 56, Tetova – 49, Kavadari – 36, Struga – 32, Kërçova – 20, Gjevgjelia – 15 dhe Koçani 13 pacientë. Në Covid-qendrat në vend janë angazhuar edhe 12 mjekë dhe 20 infermiere nga personeli mjekësor i Armatës.

“Ky numër i personelit mjekësor është përkrahje e madhe, marrë parasysh se të gjithë specialistët e mjekësisë interne dhe infektologët, që nga fillimi i krizës, janë të angazhuar me Kovid pacientët.”,- thonë nga Ministria e Shëndetësisë, nga e cila bëjnë të ditur se ekipet mjekësore të ushtrisë fillimisht do të vendosen në Klinikën Interne, ku do të angazhohen për pranimin e pacientë me Covid-19.

Vala vjeshtore e virusit Korona ka rritur dukshëm numrin e të infektuarve dhe të vdekurve, por ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, ka deklaruar se tanimë piku është kaluar dhe nuk ka nevojë për masa shtesë. Numri i rasteve aktive me Kovid 19 në vend aktualisht arrin në mbi 21 mijë persona.