
Nëpunësit policor nga stacioni policor Strugë në bazë të urdhërarrestit nga Gjykata Themelore – Strugë dje e arrestuan 30-të vjeçarin U.B. nga fshati Tatesh i Epërm i cili është kërkuar për mbajtje të dënimit me burg prej dy viteve.
Siç kumtoi MPB, U.B. është dërguar në shtëpinë ndëshkuese korrektuese në Idrizovë për vuajtje të dënimit me burg.