Me rastin e festës së 28 Nëntorit përfaqësues nga komuna e Strugës, sot bënë homazhe dhe vendosën lule në shenjë respekti për dëshmorët dhe veprimtarët e shquar të kombit

🌹 Me rastin e festës së 28 Nëntorit dhe duke respektuar masat mbrojtëse Kovid19, përfaqësues nga komuna e Strugës, sot bënë homazhe dhe vendosën lule në shenjë respekti për dëshmorët dhe veprimtarët e shquar të kombit Dr. Ibrahim Temo (rilindas strugan), Qazim Bej Vlorës (djalit të Ismail Qemalit) dhe firmëtarëve të Pavarsisë së Shqipërisë Nuri Sojliut, Dr. H. Myrteza Ali Struga dhe Dervish Himës.
Këto ditë shërbejnë për të reflektuar për të gjithë ata që dhanë jetën e tyre në emër të atdheut dhe lirisë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta! 🇦🇱🙏

🌹Во чест на 28 Ноември, почитувајќи ги мерките за заштита од Ковид19, претставници од Општина Струга, денес положија цвеќе во знак на почит кон истакнатите и заслужни граѓани Др. Ибрахим Темо, Ќазим Беј Влора (син на Исмаил Ќемали) и потписниците на независноста на Албанија Нури Сојлиу, д-р. Х. Муртеза Али Струга и Дервиш Хима.

Денес после многу години се гордееме со нивните напори и придонеси во кои ги вложија своите животи во името на татковината и слободата.
Нека е вечен споменот за нив! 🙏🇦🇱