Të gjithë po thonë pini vitamina, por kur është koha e duhur për t’i marrë gjatë ditës?

Shumë njerëz marrin një ose disa vitamina gjatë ditës për të plotësuar dietën e tyre. Por, a ka rëndësi koha kur i konsumoni? A ka ndonjë kohë të veçantë se kur duhet t’i pini?

Ekspertët bashkohen me idenë se vitaminat duhet të merren pothuajse në të njëjtën kohë, çdo ditë. Pra, ka rëndësi që të mos u ndryshoni orarin. Nga ana tjetër, me rëndësi të madhe është edhe absorbimi, pra përthithja e tyre nga organizmi, pasi nuk mjafton vetëm t’i vendosni në gojë dhe t’i pini.

Disa vitamina absorbohen më mirë kur merren me ushqim. Këto përfshijnë suplemente të tretshme në yndyrë si vitaminat A, D, E dhe K.

Suplementet minerale si magnezi, zinku dhe kalciumi nuk absorbohen mirë kur merren së bashku. Ata luftojnë njëri-tjetrin, gjë që mund të eleminojë efikasitetin e përgjithshëm. Merrini individualisht, mundësisht pas një vakti për të shmangur shqetësimet në stomak.

Vitaminat B, të cilat përfshijnë niacinën, acidin folik, tiaminën dhe riboflavinën, përveç B6 dhe B12, sigurojnë energji pas konsumit. Për këtë arsye do të ishte mirë që t’i konsumoni në mëngjes. Disa vitamina mund të ndërveprojnë me ilaçet, kështu që para se t’i bëni pjesë të rutinës suaj, konsultohuni paraprakisht me mjekun ose farmacistin.