Problem me Bullgarinë, përçahet qeveria, kryeministri mbetet vetëm (VIDEO)

Një ditë pas intervistës për median bullgare, in tervistë kjo që shkaktoi reagime të shumta e të ashpra në opinion, kryeministri Zoran Zaev shpreh keqardhje. Ai deklaroi se është plotësisht i vetëdijshëm për emocionet e fuqishme negative që ka shkaktuar dhe thotë se të njejtat i di dhe i kupton detajisht. Ai më tej shprehet se KAÇKM-ja është konfirmim i gjuhës dhe identitetit maqedonas.

Zoran Zaev, kryeministër

“Shtetësia jonë bazohet në veprat e antifashizmit. Liria jonë është rezultat i antifashizmit. Populli maqedonas e realizoi sovranitetin e tij në Jugosllavinë e AVNOJ-it dhe e realizoi idealin shekullor për shtetin e tij me Maqedoninë e KAÇKM-së. KAÇKM është konfirmim historik i gjuhës sonë maqedonase dhe identitetit tonë maqedonas. Por, dhënia e karakteristikave etike të fashizmit është e papranueshme. Qoftë në bullgar apo çfarëdo konteksti tjetër”.

Ndërkaq, lidhur me atë që në të njejtën intervistë presidentin e shtetit Stevo Pendarovskin, e quajti politikan me jo shumë përvojë, ky i fundit iu kundërpërgjigj që përvoja e tij 20 vjeçare, i mundëson që të jetë i matur kur flet.

Stevo Pendarovski, president

“Përvoja ime 20-të vjeçare në politikën ndërkombëtare më mundëson në mënyrë të saktë t’i mat fjalët dhe qëndrimet  të cilat i shreh kur bisedoj  me bashkëbiseduesit e mi bullgar dhe me miqtë tanë  nga bashkësia ndërkombëtare. Dhe secilit prej tyre qartë i tregoj  se kontesti maqedono-bullgar mund të zgjidhet  vetëm nëse deri në fund   respektohet  dinjiteti edhe i populli maqedonas dhe atij bullgar dhe me shmangien e kurthit të rrezikshëm  të revizionizmit historik  kur ai në vend se mbi fakte, është themeluar mbi konstruksione politike”.

Në intervistën për Dojçe Vele, për zgjidhjen e kontesteve me peshë strategjike sipas Pendarovskit nevojiten dy parakushte:  të ekzistojë vullnet politik që ndonjëherë nënkupton edhe guxim politik të arrini deri te konsensusi i cili asnjëherë nuk ua rrit rejtingun, dhe e dyta – të mbaheni në faktet historike të cilat  janë verifikuar ndërkombëtarisht edhe deri te realiteti  politik i cili është i dukshëm.

Ndryshe, një ditë më parë Zaev për Agjencinë Bullgare BGNES deklaroi se Goce Dellçevi është revolucionar i cili ka luftuar edhe për bullgarët edhe për maqedonasit. Bullgarët sipas tij nuk janë fashistë por janë miq të Maqedonisë së Veriut. Zaev në intervistë po ashtu tha se politikanët nga ish Jugosllavia i mbajtën bullgarët dhe maqedonasit të ndarë. Ndërsa, për Marrëveshjen me Bullgarinë, tha se do të bëhet ligj.