Ministri i Ekonomisë i Francës, Bruno le Maire, ka thënë se do të duhen 20 vjet për ta rikuperuar dëmin që do ta lënë koronavirusi.
“Vlerësojmë se do të na duhen 20 vjet “për ta shlyer borxhin” e COVID-19”, është shprehur ai për France Inter, transmeton Klan Kosova.
Sipas tij shtetit të tij do t’i duhen dy dekada për t’u përballë me borxhin financiar, duke shtuar se nuk do t’i rrisë taksat “për aq sa unë të jem ministër”.
“Duhet të jemi të përgjegjshëm me financat publike”.