Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në ‘Facebook’ shkruan se protesta duhet të ketë tani në mënyrë që të mos jetë tepër vonë nesër.
“Nëse gjyshërit tanë nga viti 1941 deri në vitin 1944 kanë luftuar kundër ‘administratës’ ashtu siç manipulon Zaevi, atëherë gjyshërit i bën ‘terroristë’ dhe jo çlirues”, shkruan Mickoski në fejsbuk.
Sipas Mickoski liria e maqedonasve është vepër kundër okupatorit e paguar me një çmim shumë të lartë nga numri i viktimava.
“Maqedonia është për miqësi, por miqësi do të thotë respektim. Nëse nuk ka respekt, atëherë nuk kuptohemi. Të mos jemi të shurdhët, të jemi të zëshëm pa mos qenë vonë”, shkruan Mickoski.
Ai bën thirrje për protestë mbipartiake për mbrojtjen e linjave të kuqe që janë barriera e fundit të identitetit maqedonas.
“Nesër në ora 18:00, nga Boris Trajkovski deri në Qeveri. Protesta, për shkak të rrezikut të infektimit me Koronavirus, do të kryet me automjete. Këtu nuk bëhet fjalë për parti, këtu bëhet fjalë për Maqedoninë”, përfundon Mickoski.