Covid-19 coronavirus vaccine produced in Russia named Sputnik-V.
Rusia premton se vaksina e saj për Covid-19 do të jetë më e lirë se ajo e rivalëve. Moska synon të prodhojë mbi 1 miliard doza të “Sputnik V” brenda dhe jashtë vendit, vitin e ardhshëm.
Konfirmimi erdhi nga kreu i shëndetësisë ruse, Kirill Dimitriev. Detajet e sakta për çmimin priten të zbulohen gjatë ditës së sotme, por Dimitriev tha për Reuters se çmimi i vaksinës “Sputnik V” do të jetë shumë më i ulët se i rivalëve me një të njëjtin nivel efikasiteti. Moska është kritikuar nga disa shkencëtarë të perëndimit, të cilët kanë ngritur akuza dhe dyshime për anashkalim të procedurave në përpjekje për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinës.
Por kjo është diçka që Rusia e ka mohuar dhe hedhur poshtë vazhdimisht. Vendosja e një çmimi më të ulët për vaksinën se rivalët do të ndihmojë Moskën në tregun ndërkombëtar. “Sputnik V” e zhvilluar nga qendra kombëtare ruse “Gamaleya” ka treguar një efikasitet deri në 95% në mbrojtjen e njerëzve nga Covid-19.