Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se rezultatet nga provat eksperimentale të vaksinave të AstraZeneca janë tepër emocionuese.
Johnson thotë se ka ende kontrolle të mëtejshme të sigurisë, por këto janë rezultate fantastike, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova
“Lajme tepër emocionuese, vaksina e Oksfordit ka rezultuar kaq e efektshme në prova. Ende ka kontrolle të mëtejshme të sigurisë, por këto janë rezultate fantastike. Bravo për shkencëtarët tanë të shkëlqyeshëm në @UniofOxford & @ AstraZeneca, dhe të gjithë atyre që dolën vullnetarë në këto sprova,” shkroi Johnson në Twitter.