Çmime të reja të derivateve të naftës

Çmimi i EURODISEL (D-E V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL1) prej sonte në mesnatë rritet për gjysmë denari për litër, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS-95, megjithatë, lirohet për gjysmë denari, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Uji (KRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve me pakicë e derivateve të naftës mesatarisht për 0.15 për qind.

Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95, ulet për gjysmë denari për litër dhe do të jetë 59,5 denarë, ndërsa çmimi i benzinës EUROSUPER BS-98, nuk ndryshon, gjegjësisht mbetet 61,5 denarë për litër. Çmimet me pakicë të EURODISEL (D-E V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL1) rritet për gjysmë denari për litër dhe do të kushtojnë 51,5 denarë.

Me vendimin e RKE për 0.099 denarë për kilogramë ulet çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të arrijë 27,481 denarë.

Si arsye për ndryshimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRE i theksojnë çmimet e zvogëluara referente në tregun botëror gjatë shtatë ditëve të fundit të benzinës mesatarisht për rreth 2,138 për qind, rritje të diseli mesatarisht për rreth 1,448 për qind, si dhe për 0,185 kursi më i lartë i denarit krahasuar me dollarin.