
Dje në orën 12.30 nga policia e Strugës, u ndaluan AR (33) dhe AM (26), të dy nga Dibra. Ata u gjetën në një objekt të braktisur në rrugën JNA në Strugë duke përdorur lëndë narkotike. Pasi rasti të dokumentohet plotësisht, akuzat e duhura do të ngrihen kundër tyre thuhet në njoftimin e policisë së Strugës.