387 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Shënohet numri më i ulët i rasteve të reja me COVID në vendin tonë që prej disa javës, por edhe numri i testeve ka qenë shumë i ulët. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer vetëm 1 176 teste të dyshuara për COVID dhe prej tyre 387 kanë rezultuar pozitivë, ose 33 për qind e testeve të kryera. Ndërsa shqetësues mbetet numri i lartë i viktimave, plot 35 gjatë 24 orëve të fundit. Po ashtu janë shëruar edhe 528 persona.