Për 17 ditë janë shitur mbi 44 mijë summamed në Maqedoni

Frika nga infektimi me virus korona ka shtyrë qytetarët që të insistojnë më shumë që mjekët t’u japin receta mjekësorë për blerje të antibiotikëve.

Të dhënat e Fondit Shëndetësorë tregojnë se vetëm gjatë 17 ditëve të para të muajit nëntor janë blerë 44.550 pako “Sumamed” 500 miligramësh dhe 15.500 “Pancef” 400 miligramësh. Për vetëm 17 ditë janë shkruar receta me antibiotik sa 4 muaj të vitit të kaluar. Mikrobiologu Nikolla Paunovski, në emisioin Pasqyra e shëndetit në Alsat, thotë se këto shifra janë shqetësuese, sepse askund në botë veçanërisht ata që nuk kanë simptoma, nuk do të ishin mjekuar me antibiotik.

Sipas tij, deri në fund të vitit pritet që numri i recetave të shkruara ku përfshihen antibiotikë të arrijë në 350 mijë, ndërkohë që gjatë vitit të kaluar kjo shifër arrinte 158 mijë.