
Ngjarjen në fjalë e ka denoncuar Jasin Rexhallari nga Shkupi, familja e të cilit ishte viktimë e këtij trajtimi aspak dinjitoz nga ana e njësitit Tigrat pranë MPB.
“Funksionarët shqiptarë ende qëndrojnë vetëm si figura kurse familjet shqiptare kanë mbetur pa mbrojtje institucionale dhe me vite të tëra etiketohen, malltretohen dhe përdoret një dhune e paparë ndaj tyre.Kërkohet që sa më parë të ndalet dhuna ndaj familjeve të pa mbrojtura shqiptare sepse edhe shqiptarët janë njerëz dhe qytetarë të këtij vendi”, ka denoncuar në profilin e tij në Facebook, Jasin Rexhallari.
