Pas shpalljes së gjendjes së krizës në të gjithë territorin e vendit, mbrëmë vonë në Qendrën për Menaxhim me Kriza u mbajt mbledhja e Shtabit Kryesor për Menaxhim me Kriza.
Në mbledhje morën pjesë ushtruesi i detyrës drejtor i Qendrës, njëherë edhe udhëheqës i Shtabit Kryesor, Stojançe Angellov, si dhe përfaqësues të subjekteve nga Sistemi për Menaxhim të Krizave ( përfaqësues nga Ministritë e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Jashtme, kreu i Grupit të Vlerësimit, kreu i Shërbimit Emergjent Mjekësor në Shkup, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe përfaqësues të Ushtrisë, Agjencisë së Inteligjencës, Drejtorisë për Sigurinë e Informacioneve të Klasifikuar si dhe përfaqësues të Kryqit të Kuq në Republikën e Maqedonisë së Veriu).
Në mbledhje pas një diskutimi konstruktiv dhe të shkurtër, u përcaktua një kornizë e aktiviteteve që do të ndërmarrin institucionet me qëllim miratimin e Planit të Veprimit, në përputhje me vendimin për gjendjen e krizës.
Ndryshe, vendimi për shpalljen e gjendjes së krizës në gjithë territorin e vendit është bërë për të përballuar në mënyrë më efikase me pandeminë e shkaktuar nga sëmundja Covid-19 e virusit “SARS-CoV-2”.
Është caktuar që sot pasdite me fillim nga ora 16:00 të mblidhet Shtabi Kryesor për Menaxhimin e Krizave pranë QMK-së, dhe deri atëherë, Qendra për Menaxhim me Kriza do të duhet të përgatit përgatit një Draft Plan të Veprimit, që do të shqyrtohet dhe konkretizohet.