
Derisa stina e dimrit po afrohet, në rrjetet sociale tashmë janë shpërndarë disa fotografi dhe video nga reshjet e para të borës në Maqedoninë e Veriut.
Në orët e mbrëmje së të shtunës të reshura e para të borës u regjistruan në Mavrovë, Nizhepolo dhe Pelister. Reshjet janë me intensitet të ulët dhe janë ende të pranishme kryesisht në lartësi .
Gjatë ditës së nesërme gjithashtu pritet mot i ftohtë me erë të lehtë në drejtimin verior.