Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë me redaksinë maqedonase të “Deutsche Welle” njoftoi një paketë të re ekonomike, e cila përfshin dekriminalizimin dhe le’galiz’imin e marihuanës në vendet turistike.
“Ideja është që të japim një mundësi në vendet turistike, përfshirë Shkupin, kafenetë ekzistuese dhe ato të reja, duke respektuar standarde të caktuara – ventilimi, prova e origjinës së marihuanës, etj.,
Për të mundësuar konsumimin e marihuanës brenda tyre”, tha Zaev. në intervistë, duke shtuar se plani do të kontrollohet në një mënyrë të ngjashme si në Amsterdam.