
Një incident i armarosur sapo ka ndodhur në Çairçane të Çairit. Gazeta KOHA merr vesh se të shtënat e armëve kanë ardhur nga dy grupe personash të cilët janë përleshur mes vete. Aktualisht, numër i madh i pjesëtarëve të policisë kanë bllokuar rrugën kryesore në Çairçane, ndërsa janë bllokuar edhe hyrje-daljet në Bulevardin “Cvetan Dimov” përtej xhamisë Jahja Pasha. Informatat e para flasin se nuk ka të lënduar.