Sonte pritet bora e parë në Maqedoni

Erë e përforcuar sonte dhe nesër, në male – kushte për reshje të dobëta të borës
Për shkak të depërtimit të ajrit të ftohtë nga fundi i ditës dhe nesër do të fryjë erë e përforcuar veriore. Nga sonte, në malet në veri do të ketë kushte për reshje të dobëta të borës, ndërsa diku-diku në fushëgropa për dukuri të reshjeve të shkurta të shiut.

Moti nesër në mëngjes do të jetë i ftohtë dhe me erë. Gjatë ditës do të jetë me vranësira dhe do të fryjë erë e përforcuar veriore, më e shprehur përgjatë Vardarit dhe lartësirave më të mëdha. Në pjesët perëndimore dhe në veri në male do të ketë kushte për dukuri të reshjeve të shkurta të borës, e diku-diku nëpër fushëgropa janë të mundura reshje të dobëta të shiut, informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej minus 5 deri 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 4 deri 11 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe do të fryjë erë e përforcuar veriore. Në disa pjesë më të larta të rajonit do të ketë reshje të dobëta të borës. temperatura minimale do të zbresë deri 0 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 6 gradë.

Nga e diela moti sërish do të jetë stabil, por me temperatura më të ulëta të mëngjesit, të cilat në pjesën më të madhe të vendit do të zbresin nën minus 5 gradë.