Sot në Strugë u hap Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës

Me ceremoni solemne duke respektuar masat Covid19, sot në Strugë u hap Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës.
Në praninë e të ftuarve nga të dy shtetet, hapja u bë nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup z. Gjergj Dedaj dhe nga vetë Konsulli i Përgjithshëm në Strugë z. Agim Krasniqi.
Kjo konsullatë do të shërbejë për të forcuar marrëdhëniet dhe për të thelluar bashkëpunimin bilateral në mes dy shteteve si dhe ofrimin e shërbimeve efektive konsullore për kosovarët që jetojnë në këtë regjion. Kjo konsullatë do të ketë rol të veçantë edhe në nxitjen e mëtejme të marrëdhënieve ekonomike, shoqërore e kulturore dhe turistike mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë z. Jeton Shaqiri, zëvendës Ministrja për Punë të Jashtme znj. Fatmire Isaki, kryetari i Komunës së Dibrës z. Hekuran Duka, konzulli i nderit, përfaqësues nga komuna e Strugës, përfaqësues nga partite politike dhe personalitete tjera nga sektori publik dhe privat.🇽🇰 🇲🇰


Со свечена церемонија со почитување на мерките Covid19 во Струга беше отворен Генералниот Kонзулат на Република Косово.
Настанот свечено го отвори амбасадорот на Република Косово во Скопје, г. Ѓерѓ Дедај и самиот Генералниот Конзул во Струга г. Агим Красниќи.
Овој конзулат ќе служи за зајакнување на односите и продлабочување на билатералната соработка меѓу двете земји, како и обезбедување ефективни конзуларни услуги на граѓаните на Косово кои живеат во регионот. Овој конзулат ќе има посебна улога во понатамошното унапредување на економските, социјалните, културните и туристичките односи меѓу Република Косово и Република Северна Македонија.
На церемонијата присуствуваше и Министерот за Информатичко Општество и Администрација, г. Јетон Шаќири, заменик Министер за Надворешни Работи г-ѓа. Фатмире Исаки, градоначалник на Општина Дебар, г. Хекуран Дука, почесениот конзул, претставници од општина Струга, претставници од политички партии и други личности од јавниот и приватниот сектор. 🇲🇰🇽🇰