Pas publikimit të sotëm të videos në rrjetet sociale në të cilën tregohet se si ndizet flamuri i Republikës së Bullgarisë, ashpër dënojmë këtë akt, si një përpjekje e ulët dhe të pasuksesshme për të nxitur urrejtje midis qytetarëve të të dy vendeve, si dhe për të shkaktuar dëme mbi imazhin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ministria e Punëve të Jashtme në mënyrë më kategorike e dënon me forcë çdo akt të përdhosjes së cilitdo simbol të ndonjë kombi, duke përfshirë këtu edhe simbolet e Republikës fqinje të Bullgarisë, si dhe çdo formë tjetër të gjuhës së urrejtjes që nuk korrespondon me marrëdhëniet thelbësore midis dy vendeve.
Me këtë rast, duam t’u bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien nën provokime të tilla, qëllimi i të cilave është padyshim i pandershëm dhe në kundërshtim me interesat strategjikë të shtetit për të kultivuar dhe zhvilluar marrëdhënie të mira me fqinjët.