Ziadin Sela kërkon dorëheqjen e Zoran Zaevit dhe Bujar Osmanit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot kërkoi dorëheqjen e kryeministri Zoran Zaev, ministri i Jashtëm, Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.

Ai tha se dorëheqjen e kërkon për shkak të dështimit të Maqedonisë së Veriut për të çelur negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian,

“Konferenca e sotmë është thirrur pas dështimit të radhës të BDI-së dhe LSDM-së për anëtarësim në BE. Ne kemi bërë thirrje vazhdimisht që vendi të anëtarësohet në BE. Por jemi para realitetit ku u porballëm me veton bullgare. Qeveria Zaev-Ahmeti dështoi për të gjashtën herë në negociatat me BE-në dhe ata tani dështuan në njërin nga kriterët më të rëndësishëm siç është fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal. Dështuan për shkak të qasjes mashtruese të politikave të Zaevit dhe për këtë u përballen me veton bullgare.

Zaevi nuk mund të bëjë politikën e strucit, të nënshkruaj marrëveshje dhe mos t’i zbatojë ato siç ishte Marrëveshja me Bullgarinë. Përgjegjësit për atë që ndodhi kanë emër dhe mbiemër, janë kryeministri Zoran Zaev, ministri i Jashtëm, Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov”, tha kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.

Kreu i ASH-së theksoi se zgjidhjen e kësaj situate e sheh me formimin e një Qeverie të zgjëruar dhe bashkë me zgjdhjet lokale do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.(INA)