OBSH: Ulje e numrit të rasteve me COVID-19 në Europë

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Europë ka pësuar rënie javën e kaluar, për herë të parë që prej tre muajsh, por numri i të vdekurve vazhdon të rritet, sipas të dhënave të OBSH-së, të publikuara sot.

“Në total rreth katër milionë raste janë regjistruar në botë gjatë javës së fundit duke shkaktuar vdekjen e 60 000 personave”, theksoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Europa, që pa numrin total të infektimeve të kalonte praun e 15 milionë rasteve, mbetet rajoni më i prekur në botë.

Javën e kaluar, kjo shifër përbënte 45% të rasteve botërore dhe 49% të të vdekurve, sipas rezultatit epidemiologjik të përjavshëm nga Organizata.

Me 1,84 milionë raste, presioni mbetet i lartë në Europë, por OBSH nënvizoi se javën e kalaur, për herë të parë në më shumë se tre muaj, rajoni ka regjistruar një rënie me 10% të numrit të rasteve të përjavshme.

Më shumë se 29 000 të vdekur janë regjistruar në kontinentin europian gjatë kësaj periudhe, një rritje me 18% në raport me javën e mëparshme.

Kontinenti amerikan, rajoni i dytë më i prekur, ka parë që numri i rasteve të rritet me 40%, me më shumë se 1,45 milion[ raste të reja. Më shumë se 191 000 persona kan[ humbur jet[n jav[n e kaluar.

I vetmi rajon që regjistroi një rënie në numrin e rasteve të reja dhe vdekjeve në javën e kaluar ishte Azia Juglindore.

Më shumë se 1,3 milionë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 55 milionë janë infektuar që kur virusi u shfaq për herë të parë në Kinë në fund të vitit të kaluar, sipas një të dhënave zyrtare.