
Kreu i Bashkimit Democratik për Integrim, Ali Ahmeti, vjen sontë ne nje interviste ekskluzive për Ora News, në një rrëfim per 40 vitet e veprimtarisë së tij politike.
Përballë gazetares Matilda Mcini, ish komandati i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare i përgjigjet një sërë pyetjesh, nga zanafilla e aktivitetit të tij e deri në ditët tona.
Marrëdhënia me Shqipërinë dhe takimi me ish kryeministrin Fatos Nano për hapjen e frontit, roli i tij në UÇK dhe a vazhdon ëndrra për Shqipërinë e Bashkuar, janë disa prej pyetjeve drejtuar Ahmetit e që priten me shumë interes nga publiku mbarëshqiptar.
Një intervistë për të mos u humbur. Sonte në 19:30, na ndiqni live në Ora News.