Konfiskohet drogë në Burgun e Strugës

Më datën 16.11.2020 në kuadër të masave dhe aktiviteteve të përforcuara të Ministrisë së Punëve të Brendshme nga ana e Departamentit të Policisë Kriminalistike- Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme në koordinim me SPB Ohër, NJPB Strugë dhe Policinë e Burgjeve të Institucionit Ndëshkues-Përmirësues “Teferiç”- Strugë, është kryer bastisje të birucave të burgut me qëllim të sigurimit të dëshmive materiale dhe konfiskim të drogës narkotike, gjatë së cilës rreth orës 19:00 në INP Burgu Strugë tek i burgosuri GJ.P. është gjetur 250 gramë marihuanë.

Për rastin është informuar Prokurori Publik i PTHP Strugë me qëllim të procedimit të mëtutjeshëm të rastit penalo-juridik dhe kundër personit të burgosur tek i cili është gjetur droga narkotike do të parashtrohet kallëzim penal.