Shteti europian që ju fut në karantinë edhe nëse jeni me kollë

Teksa rastet me Covid vijojnë të shtohen ndjeshëm në të gjithë botën, disa prej vendeve kryesore po marrin masa të ashpra.

Në Gjermani, kancelarja Angela Merkel do të vendosë që të mbyllen në karantinë edhe ata persona që kanë simptoma të lehta që nga kolla.

Gjermania po aplikon karantinën e pjesshme, ku ka mbyllur vetëm aktivitetet argëtuese dhe kulturore, por pritet që masat të përfshijnë edhe mbajtjen e detyrueshme të maskave në shkolla.

Kulmi i valës së dytë është kapërcyer dhe pandemia është vënë nën kontroll sipas autoriteteve franceze. Ndërkohë në SHBA, shifrat e viktimave dhe infektimeve vijojnë të jenë dramatike.

Austria do ta shpallë të martën karantinën kombëtare, duke u bërë vendi i dytë në Europë, teksa kryeministri Kurz njoftoi se së shpejti do të nisë testimin në masë të popullsisë.