
Në 24 orët e fundit janë kryer 1 683 testime të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 591 kanë rezultuar pozitivë, ose 53% e të testuarve, më i larti që prej fillimit të pandemisë. Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 40 viktima, edhe ky është numri më i lartë i viktimave i regjistruar në 24 orë që prej fillimit të pandemisë. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 439 persona.