Është më se e sigurt se Bullgaria do ta bllokojë Maqedoninë e Veriut dhe vendi nuk do t’i fillojë negociatat me Bashkimin Evropian edhe krahas vendimit pozitiv, kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
“Është më se e sigurt se Bullgaria do ta bllokojë Maqedoninë e Veriut, në takimin e Këshillit të BE-së ditën e martë”, tha Zaev, duke shtuar se ai asnjëherë nuk e humb shpresën sepse përgjegjësia e politikanëve është e madhe duke paralajmëruar se një vendim i tillë mund të shkaktojë zhvillim të ngjarjeve të padëshiruara të të dyja palëve.