Mesa duket eksperimenti suedez mbi kontrollin e pandemisë, me anë të “teorisë së Imunitetit të masës” nuk ka pasur sukses.
Vendi nordik nuk pati valë të parë COVID kur kishte i gjithë kontinenti europian, por është mbërthyer tani nga vala e dytë. Kështu Suedia është detyruar të verë në zbatim masat ekstreme që deri tani i kishte shmangur.
Javën e kaluar, u shënua rekordi prej mbi 4700 infektimesh ditore, teksa në periudhën mars-maj kur e gjithë Europa ishte mbyllur në karantinë, infektimet ditore kanë qenë 3 herë më të ulëta.
Kjo e bëri të panevojshme në atë kohë vendosjen e karantinës kombëtare në këtë vend, çka e bëri Suedinë shembull suksesi në gjithë globin për kapërcimin e pandemisë pa pasoja të rënda në ekonomi.